Në kuadër të nismës “Qyteti Multikulturor 2022”, në Kërxhali prezantohet ekspozita “Syri i hapur i dhimbjes”, kushtuar luftës në Siri. Ajo u hap në Galerinë e Arteve “Krëg” dhe është vepër e avokates Esen Ustrenska, e cila vizitoi Sirinë këtë muaj, ku veprimet ushtarake vazhdojnë për më shumë se 11 vjet. Ekspozita zbulon gjurmët e luftës në Alepo, Homs, Hama, Palmira dhe Damask, si dhe poezi nga Esen Ustrenska, të frymëzuara nga dhimbja njerëzore.
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..