Mijëra refugjatë ukrainas kanë lënë hotelet komode në bregdet për të shkuar në të panjohurën. Tani për tani ata janë vendosur në furgonë, të ndërtuar në një rresht të gjatë si ushtarë, disa do t'i kalojnë netët në shtretër të grumbulluar dhe të renditur në një formë dhe afërsi intime, nën kupolën e një çadre të vetme.
“Ku po shkoj? Çfarë më pret? A do të mbetem?” Ukrainasit të cilët ikën nga tmerri i luftës dhe gjetën për pak një qetësi, përsëri i drejtojnë vetes të njëjtat pyetje. Ditën e hënë kabineti e ndërpreu planin për “risistemimin” e tyre dhe përcaktoi për ta dy drejtime të përkohshme - qendrat bufer në Ellhovo dhe Sarafovo, nga të cilat të shpërndahen në bazat shtetërore në të gjithë vendin.
Edhe pse për një kohë të pakët në kampet fushore, refugjatët ankohen për mungesë të ushqimit dhe ujit të mjaftueshëm, ujit të ngrohtë dhe sapunit, kushte elementare higjienike.Gardhet e larta me tela krijojnë një stres shtesë për ta. Dhe pavarësisht se disa prej tyre u nisën drejt vendit të tyre të ri, deri në fund mbetën në një padijeni se drejt ku do t’i shpjerë autobusi.
“Thjesht nuk është organizuar - thotë një nga gratë ukrainase, të cilat dje u nisën nga qendra e migracionit në qytetin Ellhovo. - Nuk është organizuar mirë, nuk është mirë që njerëzit të presin këtu në diell kaq shumë kohë. Për çfarë e bën listën”. E bën madje dy herë - formuan njërën me fëmijë, invalidë dhe pensionistë dhe pas kësaj e rishkruan dhjetë herë”.
Dje, grupi i parë u largua nga Qendra e Akomodimit të Përkohshëm në Ellhovo - nënat me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara dhe njerëzit e sëmurë - për t'u vendosur në një kamp pionierësh në fshatin Jastrebino, i cili ka funksionuar në kohën e komunizmit. Por, si e kanë kaluar natën e vet të parë 563 vetat në Ellhovo?
“Fillimisht ka pasur tension - tregon gazetari nga Radio Kërxhali – Bozhidar Sëbev. - Të parët të cilët kanë mbërritur kanë qenë të shokuar nga pamja e jashtme e qendrës, e cila më shumë i përngjan një burgu - me mure prej betoni, me gardhe të mëdhenj me tela mbi to, me furgona, të vendosura mbi një sipërfaqe prej betoni. Ky ka qenë reagimi normal, por njerëzit nga tetë autobusët e tjerë nga përgjithësisht dhjetë të mbërriturit kanë qenë mjaft më të qetë. Këtu punojnë ekspertë dhe grupe mobile të shumë organizatave joqeveritare, përfaqësues të Komisariatit Suprem për Refugjatët të OKB-së, ka dhe një ekip të Kryqit të Kuq Bullgar, të cilët sigurojnë ujë dhe ushqim për fëmijët - qumësht pluhur, ngrënie suplementare për fëmijët, të cilët në parim nuk marrin në konsideratë regjimin e parashikuar nga autoritetet.”
Julia nga qyteti Nikollaev bashkë me tre fëmijët e vet tanimë është e vendosur në bazën e “Mini Marica-iztok”. Pohon se, ka qenë e tmerruar nga kushtet në Ellhovo: “Aty ndjenja është tmerruese - si një kamp me tela”. Thotë se është mirënjohëse për ndihmën dhe e pëlqen shtëpinë e saj të re, në të cilën sipas informacionit paraprak do të mund të mbetet deri në muajin shtator. Julia shpreson që shumë shpejt të mund të gjejë punë.
"Si gjithmonë, ne histerizojmë gjithçka që bëjmë - në sfondin e asaj që bëmë për ta shkatërruar atë". Më këto fjalë kulturologu profesor Ivajllo Diçev e përgjithësoi tensionin e krijuar pas deklaratës së mprehtë të Zëvendëskryeministres Kalina Konstantinova për refugjatët ukrainas dhe përfundimin e planit për zhvendosjen e tyre në vende të tjera.
“Qeveria ynë propozoi më shumë, sesa duhej, me strehimin e tyre nëpër këto hotele luks - mendon ai. - Prej kohe ishte e qartë se, ata do të duhet të ikin dhe natyrisht që pasojë zhgënjimi. Që të mund të integrohen të huaj në tregun e punës, ata duhet të jetojnë në qendra të mëdha, duhet të jenë aty ku ka punë. Një pjesë e madhe prej ukrainasve janë në një moshë aktive, fëmijët e tyre po kështu duhet të zhvillojnë një jetë sociale. Ne bëmë të njëjtin gabim si me refugjatët nga Siria, të cilët i dërgonim nëpër kufi, që të mundim t’i largojmë sa më shpejt. Duhet të jemi gati - gjithnjë e më shumë emigrantë do të hyjnë në tregun tonë të punës. Ne kemi nevojë prej këtyre njerëzve. Por akoma mungon një politikë për integrimin e refugjatëve në tregun e punës”.
Përpiloi: Diana Cankova në bazë të materialeve të programit “Horizont”, Radio Kërxhali, Radio Strara Zagora,
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Radio Strara Zagora
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..