Buzëqeshjet, argëtimet dhe surprizat e fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve vazhdojnë edhe sot, më 4 qershor, në Sofje. Fondacioni “Iziart” organizon “Panairin e Fëmijëve” në lulishten përballë Teatrit Popullor “Ivan Vazov” dhe galeritë dhe muzetë aty pranë.
Programi fillon në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në mbrëmje me mbi 40 iniciativa kulturore dhe edukative, shumë punëtori artistike, shfaqje muzikore e teatrale, valle dhe lojëra.
Lojëra të veçanta muzeore do t’i kthejnë edhe një herë fëmijët në gjuetarë të vërtetë thesari. Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së Vlladimir Dimitrov-Mjeshtrit (1 shkurt 1882) u përgatit instalacioni “Hyr në tablo”, falë të cilit fëmijët do të mund të bëhen pjesë e pikturave të mjeshtrit.
Për artistët e rinj ofrohen punëtori për pikturimin mbi xham, arkitekturë, piktura me rërë, qeramikë dhe kaligrafi (për shkrimin glagolitik).
Atraksioni i pritur do të jetë kamioni i vërtetë i zjarrfikësve, i vendosur përballë teatrit në të cilin fëmijët do të mund të hipin dhe të ndjejnë emocionin, duke luajtur rolin e zjarrfikësve.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Easyart Bulgaria
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..