Brenda një jave do të rritet kapaciteti për kalimin e kamionëve në pikat kufitare Kapitan Andreevo dhe Lesovo në kufirin me Turqinë. Ky është angazhimi i shtetit bullgar, tha Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev pas takimeve me Zëvendësministren turke të Tregtisë Tuna Turagaj, përfaqësuesit e autoriteteve në Edrene dhe të doganave të fqinjit tonë jugor. Numri i kamionëve nga Turqia, të përpunuar përmes "Kapitan Andreevo", duhet të rritet në 2000, ndërsa përmes "Lesovo" - në 1000. Për këtë, në pikat e kontrollit do të dërgohen zyrtarë shtesë të Doganës dhe Policisë Kufitare.
Sëbev nuk u takua me transportuesit protestues, të cilët po bllokojnë lëvizjen e kufirit. Protesta është për shkak të radhëve të kamionëve pasi shteti mori kontrollin fitosanitar në kufi.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..