Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried. Të dy e dënuan dhe e shpallën të papranueshme djegien e Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir.
Sipas Radev, zjarrvënia e qendrës kulturore të bullgarëve maqedonas në Manastir është kryer nga njerëz që kërkojnë ta mbajnë Shkupin në të kaluarën totalitare jugosllave dhe të pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë. Ai shprehu pritjen e Bullgarisë që në Shkup të mos lejojë që ky akt agresioni kundër bullgarëve maqedonas të mbetet i pazbuluar dhe i pandëshkuar.
Ambasada e SHBA-së në Sofje citoi Donfridin se zjarrvënia kishte qëllim të qartë për të minuar procesin e negociatave në vazhdim midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para..