“Mbreti Trëndafil” kështu e quajnë trëndafilin aromatik vajor, i cili rritet që prej kohës së lashtë në qytetet piktoreske malore bullgare Karllovo, Kazanllëk, Strellça dhe Perushtica. Më shumë se 40 vjet në Karllovo ka traditë të zgjidhet ndonjë vajzë e bukur, e cila shpallet Mbretëresha e Trëndafiltave.
Mirëpo, pse trëndafili konsiderohet mbret? – mezi arsyeja është se është lulja më e bukur dhe më aromatike, që rritet në trojet tona. Burbuqet e shumta të trëndafilit të mbledhura me kujdes herët në mëngjes mund të bëjnë realitet ëndrrën e dikujt për pasuri të madhe.
Kështu ka qenë më parë, dhe mund të jetë kështu përsëri.
Informacioni i parë për trëndafilin daton që nga lashtësia, kur në analet e tij kronisti i lashtë grek Herodot përmendi se trëndafilat më aromatikë rriten në tokat trake. Për trëndafilin vajdhënës u fol në shekullin e 13-të, kur gjatë kryqëzatës së tetë, të organizuar nga Luigji IX, njëri prej pjesëmarrësve solli trëndafilin Damascena nga qyteti sirian Damask në Francë. Prandaj emri i tij është - Trëndafili i Damaskut.
Më vonë në shekullin e 18-të u soll dhe u mboll nga turqit osmanë në luginat midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora të Bullgarisë. Në këtë zonë gjeografike trëndafili gjen kushtet më të favorshme. Këtu ai hyn në jetën dhe ekonominë e bullgarit. Për shkak të rëndësisë së tij të madhe, zona është quajtur Lugina e Trëndafilave të Bullgarisë.
Për shkak të cilësisë së jashtëzakonshme të vajit të trëndafilit bullgar, ai ende vlerësohet dhe kërkohet në klasën e lartë të parfumerisë dhe kozmetikës. Vaji bullgar i trëndafilit është një komponent kryesor në disa nga parfumet më të shtrenjtë - Just Pink nga Cavalli, 5th Avenue nga Elizabeth Arden, Sity Glam nga Armani dhe të tjerë. Për shembull, Her Majesty nga Clive Christian prej 500 ml kushton 200 000 euro. Një pikë e parfumit përmban esencë të trëndafilit e nxjerrë nga distilimi i 170 burbuqeve.
Arsyeja është puna intensive e përpunimit dhe vjeljes së trëndafilave, por më së shumti në çmimin e ulët të blerjes së burbuqeve të korrura. Pronarët thonë se për shkak të kostove të larta të kultivimit dhe mirëmbajtjes së plantacioneve me trëndafila, është më fitimprurëse heqja e tyre dhe mbjellja e kulturave të tjera në vend të tyre. Një problem i madh është se mungon ndihma e synuar nga shteti për të mbrojtur këtë jetesë tradicionale bullgare, në sfondin e krizës ekonomike dhe inflacionit në rritje.
Këtë vit 1 kilogram lule trëndafili bullgar blihet për rreth 2.50 leva, për krahasim, 1 kg vaj trëndafili kushton mbi 5000 dollarë.
Ka shumë për të thënë për vajin e trëndafilit bullgar. Dihet se përftohet nga gonxhet më të lehta të trëndafilit. Ka një ngjyrë të verdhë-jeshile dhe një erë të këndshme, specifike. Ai përmban shumë përbërës të vlefshëm për shëndetin e njeriut, prandaj përveç kozmetikës përdoret edhe si erëza ushqimore aromatike. Çaji aromatik përftohet nga sumbulla e tharë, çaj ky i cili ka një efekt qetësues. Nga petlat e trëndafilave ziejmë dhe reçel. Llokumi është gjithashtu një tundim i ëmbël i shijshëm me të cilin na pëlqen të befasojmë mysafirët tanë nga jashtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, EPA/BGNES, arkiv
Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..
Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..
Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe..