Observatori Astronomik Kombëtar “Rozhen”, i cili është një pjesë nga Instituti i Astronomisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, sot, më 12 qershor, zhvillon ditë të dyerve të hapur. Ngjarja përkon me festën e krishterë të Rrëshajave, e cila është edhe një festë kishtare e paraklisit "Trinia e Shenjtë". Ai gjendet në hyrje në kullën e vëzhgimit të observatorit dhe është ndërtuar në vitin 1935.
Observatori “Rozhen” është kompleksi më i madh astronomik në Evropën Juglindore, ku në fund të verës do të vendoset një teleskop i ri 1,5 metrash i prodhuar në Austri. Ai është krejtësisht i robotizuar dhe me mundësi për një drejtim në distancë, kurse detyra dhe roli i tij kryesor është vërejtja e objekteve shumë shpejt të ndryshueshme dhe ndjekja e trupave të vegjël nga Sistemi Diellor, si yjet e ndryshueshme, kuazaret e të tjera. Ndërtimi i teleskopit të ri dhe i kullës për vërejtje financohet në bazë të Hartës Kombëtare Rrugore për një infrastrukturë shkencore 2020-2027, koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..