Ukraina njoftoi se ka rimarrë territore në rajonin jugor të Hersonit në një kundërofensivë ndaj pushtuesve. Trupat ruse kanë humbur shumë njerëz dhe pajisje.
Presidenti Volodimir Zelenski e përshkroi betejën për qytetin lindor të Severodonetsk si një nga më të vështirat dhe brutale në luftë. Zonat e banuara janë nën kontrollin rus, trupat ukrainase janë zmbrapsur në zonën industriale dhe rreth 10 000 civilë mbeten në vendngjarje. Në të njëjtën kohë, guvernatori rajonal i Luganskut, Serhij Gajdaj tha se vendi mund të rimarrë Severodoneck në "dy ose tre ditë" pasi të marrë armë artilerie me rreze të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë se do të dërgojnë në Ukrainë katër njësi artilerie “Himars”.
Mhailo Podoliak, një këshilltar i Volodimir Zelenski, i tha BBC-së se nga 100 deri në 200 ushtarë ukrainas vdesin në vijat e frontit çdo ditë. Sipas tij, Ukrainës i duhen qindra sisteme artilerie perëndimore për t’i barazuar forcat e saj me Rusinë në rajonin lindor të Donbasit. Ai beson gjithashtu se Kievi nuk është gati të rifillojë bisedimet e paqes me Moskën.
Vladimir Putin tha se Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të heqë dorë nga nafta dhe gazi rus në vitet e ardhshme, kështu që kompanitë ruse nuk do të betonojnë puset e tyre të naftës. Aktualisht, 40% e gazit natyror të importuar në BE vjen nga Rusia.
Gjykata e Lartë në Republikën e Doneckut të mbështetur nga Rusia ka dënuar me vdekje tre vullnetarë të huaj - dy britanikë dhe një maroken - për përfshirjen e tyre në mbrojtjen e Mariupol dhe Volnovaha.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..