Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i Buxhetit nuk miratoi përditësimin e buxhetit të shtetit

Foto: BGNES

Komisioni Parlamentar i Buxhetit hodhi poshtë përditësimin e buxhetit të shtetit. Megjithatë, ai do të shqyrtohet në lexim të parë në sallën plenare, tha kryetari i saj, Ljubomir Karimanski, partia e të cilit u largua nga koalicioni qeverisës dhe abstenoi në votimin në komision.

Në të njëjtën kohë, përditësimi i buxhetit të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore ku u regjistrua rritja e pensioneve dhe e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, kaloi pa problem në komisionin përkatës.

“Tash e tutje, mbetet të shihet nëse salla plenare do ta pranojë përditësimin e buxhetit”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev. Sipas tij, nëse deputetët nuk tregojnë sens të shëndoshë, nuk do të ketë rritje të pensioneve, masa antikrizë dhe lehtësim për prindërit që punojnë. “Lojërat politike janë të papranueshme në kurrizin e popullit bullgar”, përfundoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD