Gjatë një seance dëgjimore parlamentare, Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska tha se Kryeministri Kirill Petkov ka propozuar një rishikim të plotë të qëndrimit kornizë të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. "Kjo të jepte përshtypjen se Bullgaria mund të pajtohej në një masë më të vogël, se ishte gati për kompromise." Por Ministria e Jashtme e ka hedhur poshtë këtë. Negociatat me Shkupin po përparojnë, por ka probleme që mbeten të hapura, tha Gençovska.
Kryeministri ka marrë angazhimin që deri në fund të Presidencës Franceze të heqë veton për bisedimet e Shkupit me BE-në. Kjo ka ndodhur në një takim me Komisionerin e BE-së Olivér Várhelyi, gjë për të cilën është përgatitur një memorandum, tha gjithashtu Ministrja.
Seanca kaloi me mosmarrëveshje të ashpra procedurale nëse të mbyllet për të lexuar dokumente konfidenciale. Opozita akuzoi mazhorancën për fshehje të marrëveshjeve të bëra nga Kryeministri. Kreu i DPS-së Mustafa Karadajë u largua nga salla duke e akuzuar partinë në pushtet për prova për dështimin e seancës.
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ekaterina Zaharieva , e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i..
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi nënshkrimin e tre dokumenteve të rëndësishme strategjike për bashkëpunim në fushën e energjetikës, njoftoi BTA, duke cituar ushtruesin e detyrës së ministrit të energjisë, Vlladimir Malinov. Dokumenti..
Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë së re të përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi se garanton një distancë të..
Shumica e bullgarëve refuzojnë të votojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për aktivitetin e bullgarëve për tre..