Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër vendet më aktive në trajtimin e punës së padeklaruar

Foto: "Kryeinspektorati i punës"

Me ftesë të menaxhmentit të Agjencisë Ekzekutive "Kryeinspektorati i Punës", drejtori ekzekutiv i Organit Evropian të Punës Kozmin Bojanxhiu është për vizitë në Bullgari, njofton Agjencia. Në takimin me ekspertët bullgarë u diskutuan rezultatet e aksioneve të mëparshme të përbashkëta me pjesëmarrjen e Agjencisë në fjalë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Specialistët nga Inspektorati i Punës dhe nga Agjencia e Punësimit marrin pjesë në inspektime dhe fushata të përbashkëta të mbështetura nga Organi Evropian i Punës, si dhe në përpjekje të përbashkëta për përballimin e problemit të punës së padeklaruar.

Kozmin Bojanxhiu falënderoi për pjesëmarrjen e institucioneve bullgare në iniciativat e përbashkëta ndërmjet vendeve anëtare, të koordinuara nga Organi Evropian i Punës dhe vuri në dukje se Bullgaria është një nga vendet më aktive.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD