Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit para Kuvendit Popullor kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Foto: BGNES

Në sfondin e debateve në Kuvend me rastin e heqjes së besimit nga qeveria, qytetarët protestues kërkojnë dorëheqjen e ministrave nga kabineti i Kirill Petkovit.

Protestat u organizuan nga forcat politike dhe formacionet civile, të cilët janë të pakënaqur me standardin e ulët të jetesës në vend, çmimet e larta të karburantit dhe politikën për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Përfaqësuesit e partisë nacional-konservatore VMRO janë gjithashtu para godinës së Kuvendit Popullor dhe apeli i tyre drejtuar deputetëve është “Mos e tradhtoni Maqedoninë”!

Pritet që pasdite të përfshihen edhe aktivistët e partisë nacionaliste “Vëzrazhdane” nga mbarë vendi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...

botuar më 25-02-07 7.35.MD

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..

botuar më 25-02-07 4.42.MD

Deputetët janë të ndarë për idenë e një kufiri të çmimeve

Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..

botuar më 25-02-07 4.27.MD