Pas një seance katër orëshe, Komisioni i Jashtëm Parlamentar miratoi projektin e "Bullgarisë Demokratike" në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe hodhi poshtë propozimet e DPS dhe GERB-SDS. Në projekt është shkruar se Parlamenti e ngarkon qeverinë që të miratojë propozimin e Presidencës Franceze të BE-së për heqjen e vetos për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Megjithatë, ekziston një kusht - dokumenti të specifikohet, kështu qe të jetë në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Ditën e premte projekti duhet të diskutohet në seancë plenare.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..