Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i brendshëm në dorëheqje: Vendimi për dëbimin e diplomatëve rusë nuk është marrë nga një njeri

Ministri Rashkov
Foto: BGNES

Vendimi për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është marrë nga një njeri, tha ministri i brendshëm i dorëhequr Bojko Rashkov. Ai shpjegoi se çështja lidhur me numrin e diplomatëve në Ambasadën Ruse është diskutuar si në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë, ashtu edhe në mbledhjet e qeverisë.

Sipas ministrit, Bullgaria ka 15 diplomatë në Rusi, ndërsa Federata Ruse ka dërguar dhjetë herë më shumë persona me gradë diplomatike në vendin tonë.

"A mund të supozojmë se ata kanë një interes kaq të madh diplomatik ndaj një vendi të vogël si Bullgaria?" Këtë prezencë të madhe unë e lidh me diçka tjetër që la të kuptohet nga kryeministri”, komentoi Bojko Rashkov. Sipas Kirill Petkovit, shumica e diplomatëve të shpallur për dëbim kanë punuar për shërbime të huaja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD