Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Zonja Arkitekte, FRAU ARCHITEKT"

Një ekspozitë ndjek rrugën e grave arkitekte në Bullgari dhe Gjermani

Viktoria Angellova-Vinarova. Sofje, Galeria e Arteve, Sheshi Shën Aleksandër Nevski, 1932-33 dhe Ministria e Ndërtimeve Publike, Rrugëve dhe Punëve Publike

A e dini se ndërtesa e "Bibliotekës së kryeqytetit" në sheshin "Sllavejkov" në Sofje është projektuar nga një prej arkitekteve më të mira femra në Bullgari - Viktoria Angellova, në vitin 1926. Dhe nëse tani po pyesni veten se pse ky fakt është kaq i rëndësishëm, do të themi se është pjesë e historisë së arkitekturës bullgare dhe të luftës globale për barazi gjinore.

Ashtu si në shumë fusha profesionale dhe në arkitekturë, grave u është dashur të ecin në një rrugë të vështirë dhe armiqësore për të dëshmuar talentin e tyre dhe për të fituar të drejtën e tyre për arsimim dhe punë. Një pjesë të kësaj rruge të vështirë e tregon ekspozita “Zonja Arkitekte, FRAU ARCHITEKT”, e prezantuar tek ne nga “Goethe-institut” Bullgaria dhe Fondacioni “Modernizmi Arkitekturor Bullgar”, kushtuar grave në profesionin e shekullit të 20. Ekspozita hapet më 4 korrik në Kopshtin e Qytetit në Sofje dhe prezanton njëzet portrete të zonjave dhe kontributin e tyre shoqëror dhe historik në dy kontekste të ndryshme - gjerman dhe bullgar. Pjesa e parë e ekspozitës fokusohet mbi realitetin gjerman, të përgatitur nga Muzeu Arkitekturor Gjerman nga Frankfurti i Mainit (Deutsches Architekturmuseum) dhe tanimë është prezantuar në disa shtete evropiane, kurse kontributi bullgar mbi temën është provë për plotësimin e pamjes së përgjithshme në Evropë. Ajo është vepër e Vasill Makarinovit dhe Teodor Karakolev nga Fondacioni “Modernizmi Arkitekturor Bullgar”. Të dy historianët punojnë me një ngulm të madh gjatë viteve të fundit për popullarizimin  e shembujve të mirë arkitekturor nga periudha e ndërluftës në vendin tonë, për njohjen, kuptimin dhe ruajtjen e tyre. Dhe këtu vjen veçoria e parë e projektit në Sofje - ekspozita gjermane nuk ka kufizime kohore dhe “arrin” deri në kohën moderne. Pjesa bullgare është e kufizuar vetëm në vitet ndërmjet dy luftërave botërore. “Kjo është periudha fillestare, në të cilën gratë lejohen që të hyjnë në këtë profesion mjaft mashkull konservator" - sqaron për Radio Bullgarinë Teodor Karakolev.

Gratë e para arkitekte në Bullgari u paraqitën në periudhën e Luftës së Parë Botërore për shkak të largimit të shumë burrave për në front dhe shfaqjes së një vakumi profesional, i cili u plotësua prej tyre. Me një rëndësi është të themi se, në këtë periudhë nuk kishte një arsim arkitekturor në Bullgari dhe që të gjithë, të cilët kanë pasur dëshirë dhe mundësi është dashur që të përfundojnë arsimin e tyre jashtë shtetit, kryesisht në Gjermani në Munih, Dresden apo Berlin.

Elena Varakaxhieva-Scordeva Karta e studentit nga Universiteti Teknik Dresden, 1920 dhe Diploma e Nadezhda Nançevës nga Universiteti Teknik Dresden, 1923

Deri në mesin e viteve 40 të shekullit të 20 rreth 30 arkitekte bullgare diplomohen nga një arsim i tillë. Përqindja e grave nga të gjithë arkitektët bullgarë nuk është e madhe - nën 10%. Vetëm deri në vitin 1935 ka pak mbi 400 arkitektë me  të drejta të projektimit në vend. Mjerisht ne dimë shumë pak për punën e dy arkitekteve të parë të diplomuara bullgare - Maria-Lluiza Doseva dhe Elena Markova, të cilat i kanë përfunduar studimet e tyre gjatë vitit 1917, përkatësisht në Darmstadt dhe Berlin. Emrat më të njohur e të shquar –Viktoria Angjellova-Vinarova dhe Elena Vakarxhieva-Skordeva, të cilat janë pjesa kryesore e ekspozitës, kanë marrë diplomat e veta pak më vonë, në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar.”

Paralelet midis realitetit bullgar dhe gjerman për gratë në arkitekturë janë të shumta. Por, që të gjitha ato ndeshen me paragjykimet e shoqërisë dhe shpeshherë arrijnë t'i kapërcejnë, gjë që flet për vendosmërinë e tyre, mendon Teodor Karakolev.

Viktoria Angellova-Vinarova - Burgas, Kazinoja e Detit, 1936-38, projekt i përbashkët me ark. Boris Vinarov

“Një nga gjërat më interesante tek Viktoria Angjellova është se ajo e fillon praktikën e saj si arkitekte pranë Ministrisë së Ndërtimeve Publike dhe gjatë një prej konkurseve të zhvilluara, të cilin ajo e fiton, investitori nuk i ka besuar asaj dhe zgjedh një projektues tjetër. Shkaku është se, sipas tij njëkohësisht është shumë e re dhe grua. Por kjo fare nuk e pengoi dhe gjatë viteve ajo arriti të imponohet  në jetën shoqërore dhe profesionale të vendit. Ishte me kuriozitet të shikojmë se, kolegët tanë gjermanë kanë vënë në dukje faktin se Iris Dulin (Iris Dullin-Grund) në vitet 60 arrin një pozicion të ngjashëm të lartë publik të një arkitekti të qytetit në Republikën Demokratike Gjermane, ndërsa në Bullgari kjo ndodh akoma në vitin 1926” - tregon Karakolev.

Në ekspozitën “Zonja Arkitekte, FRAU ARCHITEKT” janë përfshirë fotografi portreti, projekte të vizituar me dorë, plane, skica dhe piktura dekorative, të cilat na shpien në ato vite të lavdishme me një shije grash. Sot, pa rëndësi nëse janë vepër të një burri apo të një gruaje, ndërtesat e gjysmës së parë të shekullit të 20-të në Bullgari kanë të njëjtin problem - mungesën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore që përfaqësojnë.

“Në vitet, në të cilat vjen modernizmi  imponohet një stil më i pastër, i cili flet jo aq për zbukurimin, por për vëllimet e ndërtesave, për ngjyrat dhe veçoritë e suvave të fasadës.Dhe shumë shpesh gjatë kohës së vizitave arkitekturore, të cilat i bëjmë në qytete të ndryshme kjo duket dhe dallohet shumë lehtë” - tregon Karakolev.

Ekspozita mund të shihet në kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 18 korrik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: siguruar nga organizatorët




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD