Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

750 miliardë euro do të kushtojë rimëkëmbja e Ukrainës

Foto: EPA/BGNES

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.

Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.

750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fansat mblidhen për një koncert të Lenny Kravitz në Burgas

Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..

botuar më 24-08-06 8.20.PD

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare

Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të..

botuar më 24-08-05 2.26.MD