Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shëruarit nga Covid për të tretën ditë radhazi janë mbi 10 mijë

Foto: Arkiv

842 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit.Rastet u rritën me 199 nga një ditë më parë. 64% e të sapo infektuarve nuk janë të vaksinuar.16% e 5,149 testeve të kryera ishin pozitive. Treguesi për përqindjen e të infektuarve mbetet i pandryshuar krahasuar me të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët aktiv të regjistruar u ulën me 9,169 në 17,405. 76 të infektuar janë shtruar në spitale.60 prej tyre ose 79% nuk ​​ishin të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 15 në 440. Janë 37 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, u regjistrua një vdekje me Covid të konstatuar, i cili nuk ishte imunizuar.Janë shëruar 10 010. Të enjten janë bërë 2548 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD