Më shumë se 1.3 miliardë euro, të cilat Bullgaria duhet të marrë këtë vit sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pritet të hyjnë në thesar në vjeshtë, njoftoi Ministria e Financave.
Nuk ka vonesa të pagimit të mjeteve në kuadrin e Planit. Vendi i ka vendosur vetes synimin që të mbledhë të gjitha dokumentet e nevojshme në përgatitje të kërkesës për pagesën e parë deri në fund të korrikut. Sipas rregullores, Komisioni Evropian ka 2 muaj kohë për të vlerësuar dokumentet e paraqitura përpara se të kryejë pagesën, saktëson Ministria.
Edhe përgatitja e kërkesës së dytë për pagesë me vlerë mbi 724 milionë euro nuk është ngadalësuar tani për tani, por duhet të miratohen 22 masa legjislative deri në fund të vitit 2022.Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..