Një korrje të mirë të grurit - rreth 7 milionë tonë, presin këtë vit prodhuesit bullgarë me rendiment standard prej rreth 5 milionë tonë në vit, parashikon Ministri i Bujqësisë në dorëheqje, Ivan Ivanov. Pavarësisht parashikimit të favorshëm, prodhuesit bullgarë të drithërave janë të shqetësuar.Shkaku për këtë janë kostot në rritje dhe pikëpyetjet për realizimin e prodhimit në kushtet e importit pa taksa të drithit nga Ukraina, i cili gjithashtu është me një çmim kostoje shumë më të ulët. Në një takim me prodhuesit e drithërave në fshatin e zonës së Radnevos –Bozduganovo gjatë muajit qershor Ministri premtoi se, Ministria e Bujqësisë do të mbrojë interesat e tyre. Ai shprehu shpresën se, pronarët bullgar do ta shesin prodhimin e vet me një çmim, i cili do tu lejojë të mund të mbulojnë shpenzimet e veta më të larta.
Përpara Radios Kombëtare Bullgare Kostadin Kostadinov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, foli për sfidat me të cilat përballet industria:
“Gruri që kemi prodhuar këtë vit ka një çmim të lartë kostoje.Çmimi i plehrave është rritur 3-4-5 herë në krahasim me një vit më parë, po rriten çmimet e preparateve, të farërave, të materialeve të konsumit, të karburanteve, pagat e punëtorëve tanë, të cilat me këtë inflacion duhet të aneksohen...”
Një problem tjetër është se magazinat dhe depot e tregtarëve bullgarë tashmë janë të mbushur me luledielli ukrainas kurse ai bullgar del pas rreth një javë.E njëjta gjë vlen edhe për grurin dhe misrin. Sipas Kostadinovit, kushtet e reja të tregut janë të dëmshme për fermerin bullgar:
“Për shkak se ne në BE duhet të përmbushim të gjitha llojet e angazhimeve për të prodhuar një produkt sipas kërkesave evropiane për sa u përket pesticideve e kështu me radhë, ne përfundojmë duke prodhuar një produkt të shtrenjtë që plotëson kërkesat evropiane. Mirëpo, ne jemi një vend afër konfliktit dhe zakonisht në momente të tilla spekulimet janë më të shumta. Këtu importohet luledielli, i cili nuk e dimë se si është prodhuar, me çfarë preparatesh, si dhe nëse vjen nga një zonë e ndotur, kurse ne e dimë se në Ukrainë ka të tilla. Shteti duhet të hyjë në rolin e vet. Siç i kryejmë ne të gjitha angazhimet ndaj tij, duke i paguar taksat dhe duke i përmbushur kërkesat evropiane, dhe ai duhet të përmbushë të vetët. Çdo mbikëqyrje e tillë apo mosveprim i qëllimshëm dëmton prodhuesit bullgarë”.
Shqetësimet dhe frikësimet e Kostadinovit ndahen dhe nga Radostina Zhekova, kryetare e Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave të Dobruxhës.Ajo parashikon se situata e re do të sjellë lëkundje në industri, dhe falimentime të fermave më të vogla. “Bashkimi Evropian duket se ka vendosur se do të shpëtojë bujqësinë e Ukrainas dhe të Moldavisë dhe nuk do të shpëtojë bujqësinë evropiane”, nënvizoi Zhekova përpara BNR-Varna.
Edhe sipas Ministrit të Bujqësisë Ivan Ivanov ka ulje të kontrollit mbi importin nga Ukraina. Në parlament, në përgjigje të pyetjes parlamentare të një deputeti, ai tha se prodhimi nga Ukraina kontrollohet vetëm për hektolitër, lagështi, proteina dhe glotën.
“Komisioni Evropian ka marrë vendim që të gjitha sasitë që dalin nga Ukraina të mos u nënshtrohen detyrimeve doganore dhe të mos kalojnë kontrollin përkatës fito sanitar”, shpjegoi Ivanov përpara Komisionin Parlamentar për Bujqësinë në përgjigje të pyetjes së një deputeti se pse sasi të mëdha gruri dhe luledielli me cilësi të paqartë importohen nga Ukraina në Bullgari pa kontroll. “Megjithatë, unë jam angazhuar dhe do të bëjmë inspektime në magazinat dhe depot ku ka mallra të tilla, që të përpiqemi të mos u nënshtrohemi sanksioneve më vonë si shtet, se i kontrollojmë, pasi ato janë përjashtuar nga kontrolli fito sanitar, nëse kanë substanca që janë jashtë normave dhe sipas kërkesave të BE-së”, shtoi Ivanov.
Nëse do të ketë inspektime, çfarë do të pasojë prej tyre dhe si do të mbrohet puna e prodhuesit bullgar, është e vështirë të parashikohet, sidomos në kohën e paqëndrueshme që jetojmë, dhe me një qeveri në dorëheqje.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, BGNES, agri.bg
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..