Tendenca që numri i të papunëve të tejkalojë të punësuarit po ndryshon për herë të parë që nga fillimi i vitit. Në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut në zyrat e punësimit u regjistruan nën 5 mijë veta, përderisa të punësuarit janë mbi 10 mijë. Sipas ekspertit të tregut të punës pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Atanaska Todorova numri i madh i atyre që filluan punë është për shkak të programeve të nisura për punësimin e të papunëve në aktivitete të përgjithshme të dobishme pranë komunave, si dhe të programit të ri “Solidariteti”, orientuar te shtetasit ukrainas. Që nga fillimi i vitit, të papunët e regjistruar në të gjithë vendin janë më shumë se 128 000, ndërsa rreth 94 000 filluan të punojnë përmes zyrave të punës.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..