Një atlet i gjatë, i zhurmshëm, i shkëlqyer që u bë një "silur i gjallë" për vendin e tij - kështu e kujton historia kapitenin Dimitër Spisarevski. Një person që pagoi me jetën e tij shpëtimin e dhjetëra bashkëqytetarëve të tij gjatë bombardimeve të Sofjes në Luftën e Dytë Botërore.
Më 1 gusht 1943, një divizion bombarduesish i Shteteve të Bashkuara filloi një operacion të madh kundër Rumanisë. Kjo bastisje ishte e pasuksesshme dhe rezultoi në humbje të mëdha - divizioni humbi gjysmën e avionëve të tij, gjashtë prej të cilëve u rrëzuan nga pilotët bullgarë ndërsa kalonin përmes hapësirës ajrore vendase. Për shkak të pjesëmarrjes së Bullgarisë në këto luftime me një rëndësi strategjike, aleatët fillojnë sulmet hakmarrëse kundër Sofjes dhe qyteteve të tjera të vendit, duke vënë në rrezik qindra bullgarë të pafajshëm. Dhe kështu historia lind heronjtë e vet. Një prej tyre është 27 vjeçari Dimitër Spisarevski. Më 20 dhjetor 1943, gjatë kohës së një sulmi të natës ai rrëzon 2 bombardues amerikanë. Në këtë mënyrë piloti bullgar humbet jetën e tij. Pas vdekjes u gradua në gradën e kapitenit, ndërsa në vitin 2009 me gradën e kolonelit në Forcat Ajrore Bullgare.
Më 19 korrik 2022 mbushen 106 vjet nga lindja e Dimitër Spisarevskit dhe në lidhje me këtë Muzeu Regjional Historik në qytetin e tij të lindjes Dobriç hap një ekspozitë foto-dokumentare me titull “I martuar me Bullgarinë”, e titulluar sipas fjalëve të vet pilotit -“Unë jam i martuar me Bullgarinë”. Ajo është e renditur në hyrjen e Qendrës Bashkiake të Rinisë “Zahari Stojanov”. Gjatë të gjithë ditës njerëzit që kanë dëshirë të përkulen në shenjë nderi përpara trimërisë së kapitenit Spisarevski mund të vendosin lule përpara pllakës përkujtimore të heroit, të vendosur në afërsi me shtëpinë e babait të tij. Redaktore: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..