Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar zuri vendin e dytë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë

Petër Zhotev
Foto: arkiv personal

Në kryeqytetin armen, Jerevan, u mbajt Olimpiada e 33-të Ndërkombëtare e Biologjisë. Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të konkursit në vitin 1989. Olimpiada e sivjetme përfundoi me sukses të madh për katër përfaqësuesit tanë të cilët hyrën në një konkurrim me mbi 250 përfaqësues të 62 vendeve të mbarë botës.

Medaljen e artë dhe vendin e dytë historik në renditje, të tejkaluar vetëm nga një garues nga Rusia, e fitoi nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG) Petër Zhotev. Ai tha për BNR-Varna se kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në olimpiadë, e cila përbëhet nga dy pjesë - teori dhe praktikë. E para përfshinte 100 detyra me një përgjigje të përzgjedhur brenda 6 orëve, dhe ajo praktike - kryerja e eksperimenteve nga zoologjia, botanika, biokimia dhe bioinformatika, hulumtimi i një reaksioni enzimë dhe një eksperiment me fotosintezën te bimët. Pas suksesit të arritur, Petër tani duhet të zgjidhë detyrën më të rëndësishme në jetën e tij - ku të vazhdojë arsimin. Para tij ka dy mundësi - Gjermania apo Zvicra.

Me dallime nga kryeqyteti armen u kthyen edhe Borisllav Stojanov, Ljubosllav Ivanov dhe Jana Atanasova. Drejtuese e ekipit është docentja Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sofjes.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD