Reputacioni i mirë i Bullgarisë është falë suksesit tuaj, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov gjatë ceremonisë së dekorimit të mbajtësve bullgarë të medaljeve nga gara ndërkombëtare. Ai u dha fleta nderi nxënësve dhe udhëheqësve të tyre për arritjen e rezultateve të larta në olimpiada ndërkombëtare. Deri më tani këtë vit, ekipet bullgare të shkencave natyrore fituan 23 medalje nga olimpiada ndërkombëtare në matematikë, biologji, kimi dhe fizikë. Kemi 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 9 bronzi.
Ministri i arsimit dhe i shkencës Nikollaj Denkov theksoi se sukseset e arritura nuk janë vetëm për shkak të cilësive natyrore të nxënësve, por edhe të përpjekjeve, punës, këmbënguljes, kureshtjes dhe talentit krijues, i cili u zhvillua falë drejtuesve të ekipeve. “Ju jeni një nga mrekullitë e Bullgarisë në dekadat e fundit. Ju treguat se në një nga kohët më të vështira pas ndryshimeve, vendi ynë ka me çfarë të krenohet.” Me këto fjalë ministër Denkov e përshëndeti nxënësit mbajtës të medaljeve nga olimpiada ndërkombëtare.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..