Kultura e bullgarëve besarabë është e gjallë edhe më sot, por nuk do të zbuloni në qytetin e madh, vetëm në fshatrat. Aty ajo ruhet në formën e saj më autentike. Të tilla janë vëzhgimet e një të riu nga Bollgrad – Aleksandër Polibza, i përkushtuar për mbledhjen dhe studimin e traditave të bullgarëve nga Besarabia.
“Kishte kohë as që e dija se kishte tradita të tilla. E kuptova se jetoja në një mjedis bullgar, por këto tradita nuk ishin të përfaqësuara askund. Dikur thoshim se Bollgradi është kryeqyteti i bullgarëve besarabë, por kjo kulturë - arkaike, tradicionale - nuk është aty. Atje traditat janë zhdukur prej kohësh dhe bullgarisht flitet vetëm nga brezi i vjetër. Nga brezi im, për shembull, në rrugën tonë askush nuk mund të flasë bullgarisht”, tha Aleksandër Polibza për Radio Bullgarinë.
Takimet e tij në universitet me të rinj të tjerë bullgarë besarabë dhe udhëtimet nëpër fshatrat i zbuluan atij një botë pa e imagjinuar që e mahnit me bukurinë e saj. Ajo e ruan aromën e së kaluarës dhe lidhjen e fortë magjike me atdheun stërgjyshorë - Bullgarinë. I riu filloi të udhëtojë dhe të mbledhë informacion për traditat dhe ritualet bullgare në Besarabi. Edhe për të nxjerrë nga burimi, ai u zhvendos për të jetuar në fshatin Kubej. Krijoi edhe grupin Facebook „Бесарабія. Буджак“, qëllimi i të cilit është që pjesëmarrësit të shkëmbejnë informacion për traditat në Besarabi.Ndër fshatrat, ku më së miri është e ruajtur fryma bullgare, Aleksandër veçon Çijshij, Novi Trojani, Çushmelij dhe Tvardica. Kjo e fundit, nuk e fsheh ai, i pëlqen më së shumti:
“Banorët e saj i ruajnë edhe sot e kësaj dite kostumet e tyre. Ata veshin rroba bullgare kur shkojnë në kishë - për festë ose të dielën. Thonë: “Vishuni si për në kishë”. Natyrisht, kjo vlen për gjeneratën e viteve 40 të shekullit XX dhe më të moshuarit. Dhe në jetën e përditshme, ata shkojnë, siç thonë “me rroba aktuale”. Ata kanë një kor shumë unik që përdor kostume reale lokale. Këto veshje kanë një version dimëror, vjeshte, veror... Aty ruhet më së miri fryma bullgare”.
Ndër zakonet më mirë të ruajtura janë festimi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por jo më pak interesante janë edhe të tjerat. I tillë është riti i lutjes së shiut “Flutura” (“Pipiruda”), i cili është ruajtur praktikisht kudo dhe kryhet në mënyrë të ngjashme në fshatra të ndryshëm. Edhe të moshuarit në Bollgrad e kujtojnë atë, thotë Aleksandri. Vajzat kalojnë nëpër oborret e njerëzve, spërkasin ujë me degëza, duke imituar pikat e shiut, këndojnë, luten që të bjerë shi dhe amvisat u japin diçka për të qerasur.
Pas kësaj, vajzat kryejnë ritualin “German” - ata bëjnë një figurë mashkullore nga balta, të cilën e varrosin në fushë. Ky rit besohet se sjell shi. Mirëpo, ky zakon në fshatin Kulevça është shumë më ndryshe, thekson Aleksandër:
“Në Kulevça, siç më thanë, nëpër rrugë kalon një procesion i tërë, p.sh., 20 vajza. Ato ecin dy nga dy pas njëra-tjetrës dhe këndojnë. Ato janë kapur për dore, duke formuar diçka si një urë. Mbi këtë urë lëviz një fëmijë i vogël, i cili shkon nga çifti i fundit tek i pari dhe mbrapa, duke u mbajtur pas supeve të vajzave. d.m.th. kortezhi shkon përgjatë rrugës dhe fëmija ecën në duart e vajzave. Pas kortezhit janë djem të rinj që spërkasin me ujë të gjithë ata që dalin në rrugë dhe mbledhin dhuratat që u bëjnë njerëzit. Është marrë diçka shumë spektakolare. Nuk ka gjë të tillë askund.”
Për të ruajtur kujtesën e së kaluarës për brezat e ardhshëm, Aleksandër Polibza, së bashku me bashkëmendimtarë të tij, filmojnë video të shkurtra, duke paraqitur në mënyrë interesante traditat. Ju ofrojmë që edhe ju të shijoni një film të tillë, të ngarkuar në YouTube dhe të xhiruar nga Aleksandër së bashku me Mihaill Balzhik. Në të rikrijohet zakoni “Flutura” në fshatin Kubej.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..