“Gala Strauss” me Orkestrën e Schönbrunn të Vjenës do t'u ofrojë bullgarëve dhe mysafirëve të vendit tonë një rrugëtim muzikor nëpër kohërat e dinastisë Strauss dhe trashëgiminë e saj. Orkestra po përgatitet për një turne në Bullgari, i cili do të vizitojë tre qytete: Veliko Tërnovo - në kështjellën Carevec (5 dhe 6 gusht), Varna - në një nga teatrot më të bukur në Ballkan - Teatri Veror (7 gusht), dhe kulmi i turneut do të jetë në qendër të Sofjes - në sheshin Shën Aleksandër Nevski (8 gusht).
Nga Bullgaria, orkestra e nis turneun e saj me koncerte kushtuar 200-vjetorit të lindjes së Johann Strauss, të cilin do ta shënojmë në vitin 2025.Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..