Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.
Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgasMë 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja . Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..
Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..
“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..