Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.
Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgasEkspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..