Çdo vit në prag të 11 gushtit – ditës së vdekjes së profetes së njohur bullgare Gjysha Vanga, e cila u largua nga kjo botë në vitin 1996, qindra pelegrinë i drejtohen shtëpisë dhe varrit të saj. Shumë nga njerëzit që i janë mirënjohës profetes Vanga për parashikimet e saj e vizitojnë kishën "Shën Petka Bëllgarska”, ndërtuar në fshatin Rupite, afër qytetit Petriç, ku Vanga kaloi vitet e fundit të jetës së saj dhe financoi ndërtimin e tempullit në Rupite, muralet e të cilit janë vepër e piktorit Svetlin Rusev. Duke qenë se tempulli nuk është ndërtuar sipas kanunit të miratuar nga Kisha jonë Ortodokse, kapela nuk është shenjtëruar dhe për këtë arsye quhet vetëm "tempull", pa specifikuar se për çfarë feje bëhet fjalë.
Disa nga të afërmit eVangës pohojnë se ajo ka parashikuar se viti aktual 2022 do të jetë një pikë kthese për njerëzimin dhe se situata politike do të rëndohet. Ajo ka thënë se disa aleanca dhe marrëveshje do të shemben, por në vend të tyre do të dalin të reja. Sipas saj, ata njerëz që e gjejnë forcën për të mos u dëshpëruar dhe për të kapërcyer vështirësitë do të mund të ecin përpara.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, BGNES
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..