Opera dhe Baleti i Sofjes është mysafire në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv me shfaqje emblematike nga tre zhanre. Fillimi është më 6 dhe 7 gusht me një nga muzikalët më të njohur nga skenat botërore - "MAMMA MIA" /me muzikë dhe tekst të anëtarëve të grupit pop ABBA Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus. Drejtori i Operës së Sofjes dhe regjisori i shfaqjes Akademiku Pllamen Kartallov premton se jo vetëm publiku ynë, por edhe publiku i huaj do ta ndjejë ndryshe rikrijimin teatror të këngëve të njohura nga repertori i grupit.
Një tjetër shfaqje spektakolare, e re në repertorin e Operës së Sofjes, është baleti "Një mijë e një net" me muzikën e kompozitorit azerbajxhanas Fikret Amirov. Premiera në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv është më 16 gusht, menjëherë pas turneut të balerinëve tanë kryesorë Marta Petkova dhe Ceco Ivanov në "Teatrin Mariinski" në Shën Petersburg. Sipas akademikut Pllamen Kartallov, publiku në Plovdiv do të ketë mundësinë të shohë një xhevahir të vërtetë baleti që shkëlqen me ekzotizmin e tij oriental dhe do të lërë pa frymë edhe shikuesin më kërkues.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..