Kombet e Bashkuara shpresojnë që sulmet në termocentralin bërthamor në Zaporozhie në Ukrainë do të ndalen dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të ketë akses në termocentral, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antonio Guterres.
Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt ndërsa Rusia po bombardon termocentralin bërthamor të Zaporozhies, komentoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një adresë video. Në rast se ndodh diçka e pariparueshme askush nuk do ta ndalë erën që do të largojë ndotjen radioaktive”, tha Zelenski në një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Natën e 8 gushtit, forcat ajrore ukrainase nisën sulme të reja kundër urës strategjike Antonovski, të cilën rusët po përpiqen ta riparojnë. Ura e digës në hidrocentralin Kahovka u sulmua gjithashtu, njoftoi Komanda Operative e Jugut. Raketat HIMARS u përdorën për të goditur pozicionet ruse dhe magazinat ushtarake në krye të urës në bregun e djathtë të lumit Dnieper në rajonin Herson. U sulmuan 7 vendbanime, më masivet ishin sulmet kundër qendrës së transportit dhe logjistikës Melitopol.Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..