Mjetet e para sipas Planit të Rimëkëmbjes priten këtë vjeshtë, tha zëvendëskryeministri i qeverisë teknike për fondet evropiane Atanas Pekanov për Nova TV. Ato do të jenë 1.3 miliardë euro dhe Bullgaria do t'i kërkojë deri në fund të gushtit. Brenda dy muajve, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet nëse do t'i livrojë ato. Pekanov theksoi se për të pasur pagesën e radhës, Kuvendi i ri duhet të miratojë 22 ligje deri në fund të vitit 2022.
Në 5 vitet e ardhshme, rreth 1.5 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e biznesit bullgar në kuadër të programit të ri "Konkurrueshmëria dhe inovacionet në ndërmarrje". Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbështeten për implementimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes.Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..