Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Priten fondet e para evropiane për rimëkëmbjen dhe inovacionin

Zëvendëskryeministri teknik Atanas Pekanov
Foto: BGNES

Mjetet e para sipas Planit të Rimëkëmbjes priten këtë vjeshtë, tha zëvendëskryeministri i qeverisë teknike për fondet evropiane Atanas Pekanov për Nova TV. Ato do të jenë 1.3 miliardë euro dhe Bullgaria do t'i kërkojë deri në fund të gushtit. Brenda dy muajve, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet nëse do t'i livrojë ato. Pekanov theksoi se për të pasur pagesën e radhës, Kuvendi i ri duhet të miratojë 22 ligje deri në fund të vitit 2022.

Në 5 vitet e ardhshme, rreth 1.5 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e biznesit bullgar në kuadër të programit të ri "Konkurrueshmëria dhe inovacionet në ndërmarrje". Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbështeten për implementimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD