Ekziston rreziku që aviacioni ushtarak bullgar të mos mund të kryejë detyrën luftarake, deklaroi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në prezantimin e ekipit të tij.
Avioni MIG-29 do të jetë në shërbim deri në mesin e vitit 2023. Po zhvillohen bisedime me Poloninë për të riparuar të paktën 6 motorë për MIG-29", tha Stojanov. Ministria po heton gjithashtu nëse Bullgaria mund të furnizojë avionë me qira.
"Avionët e parë F-16 do të mbërrijnë në vitin 2025. Ata do të jenë operacionalisht gati në fund të vitit 2026. Kjo do të thotë se për 3-4 vjet do të kemi një problem serioz me mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore", tha Stojanov. Ai theksoi se prioritet i tij zyrtar do të jetë blerja e akoma 8 avionëve F-16.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..