Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tartufi – “thesari i gjelbër” në trojet e Bullgarisë

Foto: BGNES

Vështirë se dikush dyshon se mes natyrës së larmishme dhe të pasur në vendin tonë nuk do të ketë ato kërpudha aromatike që vlejnë një pasuri në tregjet botërore. Bëhet fjalë për tartufin, të cilin njihet prej kohësh në Evropë si një erëza e stërholluar dhe e veçantë për gatimet me djathë, mish, makarona etj. Bullgaria u shfaq në hartën botërore me depozita tartufi vetëm në 15 vitet e fundit, por ka potencial të madh edhe për kultivimin e kësaj pasurie të çmuar natyrore. Nuk ka as statistika të sakta për depozitat e tartufit në vendin tonë, as të dhëna për sasitë e eksportuara nga ne në vit. Ka kryesisht tartuf të zi të verës, i cili është më i zakonshëm në të gjitha rajonet e vendit. Më pak i zakonshëm është tartufi i bardhë, i cili ndonjëherë arrin çmime të tepruara në tregjet botërore dhe mund të sjellë fitime të mëdha për të ashtuquajturat gjuetarët e tartufit.

Si në çdo zanat, duhet durim dhe këmbëngulje dhe mbi të gjitha një qen i stërvitur mirë që të ndjekë “gjurmët” e kërpudhave aromatike. Vlerësohet se në vendin tonë janë rreth 10 mijë persona të përfshirë në këtë, por numri i tyre nuk është konstant, sepse disa dorëzohen kur çmimi i tyre ulet në shkallë globale. Dhe ajo përcaktohet sipas rendimentit. Në vendin tonë nuk ka pothuajse asnjë kërkesë për mallra të tillë, tartufi cilësohet si një delikatesë e shtrenjtë, e cila mezi përdoret në kuzhinën kombëtare. Megjithatë, fati u buzëqesh disave dhe ata mund të grumbullojnë në një kohë të shkurtër të ardhura të mira nga mbledhja e tartufit.


Por shumica e njohësve, si gjuetarët e thesarit, i mbajnë të fshehta gjetjet. “Kështu, tartufi është në dispozicion vetëm për të përkushtuarit”, thotë Dimitër Dimitrov, kryetar i Asociacioni “Tartufi Bullgar”. Para 10 vitesh ai ra thuajse rastësisht në këtë “shoqëri të mbyllur” dhe mendon se ka ardhur koha që grumbullimi i tartufit të gjejë vend në legjislacionin bullgar, sepse vetëm kështu do të punohet në mënyrë të rregulluar në Bullgari:

Gjetja e një tartufi, veçanërisht e varietetit të tartufit të zi veror, nuk është më e pazakontë në Bullgari, por interesi zbehet dhe ndryshon sipas mundësive të fitimit. Asociacioni “Tartufi Bullgar” ekziston që nga viti 2016, duke u themeluar menjëherë pas bumit më të madh në grumbullimin e tartufit në vitet 2014-2015. Atëherë kërkuesit e kësaj kërpudhe u rritën dukshëm. Ishte një vit me shi dhe u gjetën shumë tartuf dhe u fol shumë për mundësinë e fitimit të parave prej tij. Gjuetarët i mbanin sekret aktivitetet dhe vendndodhjet e tyre. Që atëherë nuk ka pasur një rritje kaq të madhe të interesit, por gjithnjë e më shumë gjenden njerëz që e dinë dhe njohin tartufin. Në fillim nuk ishte problem që të lije tartufin e mbledhur pranë një peme dhe më pas të ktheheshe për të marrë. Tani probabiliteti për t’i gjetur atje është shumë i vogël, sepse gjuetarët e tjerë po të ndjekin. Nuk ka nevojë për arsim special për këtë aktivitet, janë të përfshirë lloj-lloj njerëzish. Disa mbledhin tartuf për të siguruar jetesën nga të ardhurat, për të tjerët është thjesht një hobi dhe një shkak për të shëtitur nëpër pyll. Fakti është se asnjë tartuf nuk do të mbetet i pashitur, por çmimi varet nga kërkesa për momentin. Tartufi mund të mbajë buxhetin e një familjeje, por është pothuajse e pamundur të llogarisësh në të ardhura të përhershme nga ky aktivitet.”

Në trojet tona gjithmonë kishte tartufi, përmenden nga autorët e lashtë grekë, u përdorën për ushqim edhe nga trakët. “Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh, por ne nuk i kemi kërkuar”, thotë Dimitër Dimitrov. Ai kujton se në vitin 2020 Deputetët e Legjislaturës së 44-të të Kuvendit Popullor paraqitën një projektligj për miratimin e një kuadri normativ për tregtimin, grumbullimin dhe ruajtjen e tartufit. Por njerëzit e Asociacionit mendojnë se nuk do të kishte sukses sepse ishte shkruar me nxitim, nuk ishte specifikuar dhe vetëm do ta vështirësonte mbledhjen e tartufit:

“Në Bullgari tartufi nuk ekziston si kulturë, nëse gjykojmë sipas legjislacionit tonë – thekson Dimitër Dimitrov. - Nuk ka asnjë mbështetje për ata që dëshirojnë të organizojnë plantacione tartufi. Dhe jashtë vendit, nëse vendosni të bëni një plantacion të tillë, merrni nga shteti subvencione shumë të mëdha për mbjelljen fillestare, të cilat mbulojnë gati 90 për qind të kostove fillestare. Më pas ka një plan 10-vjeçar për të mbështetur plantacionet, ku pesë vitet e para janë më të vështirat, sepse atëherë nuk ka prodhim. Ka mbështetje shumë serioze në Itali, Francë, Spanjë, por në Bullgari jemi larg praktikës së tyre.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 8.7 për qind për muajin

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit me 8.7 për qind në gusht 2022 krahasuar me muajin e mëparshëm, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Një rritje e konsiderueshme u regjistrua në prodhimin dhe shpërndarjen e..

botuar më 22-09-30 7.02.MD

BERZH rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Bullgarisë

Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë do të rritet me 3% në vitin 2022, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e saj ekonomik rajonal të shtatorit, të publikuar sot, raporton BTA. Për shkak të ecurisë solide të..

botuar më 22-09-28 5.24.MD

Bum i importit të makinave elektrike dhe hibride në vendin tonë

Ata janë pazhurmë, komod, miqësor me mjedisin dhe ekonomik. Deri në çfarë mase stimujt e bullgarëve për të blerë një makinë elektrike burojnë nga dëshira për të mbrojtur mjedisin ose janë më tepër financiare, nuk është e qartë. Por një gjë është e..

botuar më 22-09-28 7.15.PD