Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fund të vitit presim pagesën e parë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Atanas Pekanov
Foto: BGNES

Për shkak të një projekti problematik në Ministrinë e Punëve të Brendshme me një prokurim publik të shpallur, për të cilin nuk është gjetur kandidat kontraktor, mund të vonohet pagesa e parë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri për Menaxhimin e Fondeve Evropiane Atanas Pekanov. Mjetet me vlerë prej 1.3 miliardë euro priten deri në fund të vitit. Ato janë të parashikuara në buxhet, ndaj mosmarrja e tyre në kohë do të jetë problem për vendin tonë. Ministria do të kërkojë zgjidhje për këtë rast së bashku me Komisionin Evropian, njoftoi reporterja Marta Mlladenova. Në fillim të vitit 2023 presim një pagesë të dytë sipas planit prej 724 milionë eurosh.

Pekanov shpalli si prioritete punën në përgatitjen teknike për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe hyrjen në Eurozonë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD