Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Burgas po mbahet Panairi i Kripës

Foto: arkiv

Në kufijtë e qytetit Burgasit, në prag të Detit të Zi, gjendet liqeni bregdetar Atanasovsko. Më 12 gusht 1980, liqeni, i gjatë afro 9 km., është shpallur rezervat kombëtar, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të rralla të shpendëve që banojnë në të. Sot pjesa veriore është një rezervat i mirëmbajtur, ajo jugore - zonë e mbrojtur dhe e gjithë zona e liqenit dhe tokat bujqësore rreth tij janë shpallur zonë “Natura 2000” sipas Direktivës së Zogjve dhe Habitateve.

Për më shumë se 20 vjet, Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit dhe Inspektorati Rajonal për Mjedis dhe Ujë - Burgas organizojnë një panair të veçantë të kripës rreth datës së shpalljes së liqenit Atanasovsko si rezervat. Aktiviteti i këtij viti është më 13 gusht në orën 16:00 dhe një theks i veçantë do t'i kushtohet kripës së gjelbër, produktit më të ri të lagunës. Nga se prodhohet, pse është “kripë pa kripë”, cila është arsyeja e ngjyrës së fortë jeshile – këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat vizitorët do të marrin përgjigje në eventin “e kripur”, premton fondacioni.

Uji i liqenit karakterizohet nga kripësia e tij nga 20 deri në 27,5%, prandaj nxjerrja e kripës në këtë vend daton në vitin 1906. Në panair do të prezantohen edhe çokollata artizanale me kripë deti nga liqeni, kozmetikë me produkte natyrale dhe sigurisht llojet e ndryshme të kripës që nxirren në vend. Programi parashikon punëtori për fëmijë, ekspozitë me karikatura "Ekonomia e fondeve" nga edicioni i 25-të i Bienales së Gabrovës, ndërsa në fund të ditës Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit do të prezantojë Çmimet Vjetore për Biodiversitet dhe Klimë në Bullgari.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, lagoon.biodiversity.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD