Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".
Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.
Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.
Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.
Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...