Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".
Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.
Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.
Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.
Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...