Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë.
Më 17 gusht, do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira në zonat malore dhe lindore të vendit, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në Rrafshin e Danubit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat do të rriten pak më shumë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje - 30°-31°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të theksuara kryesisht pas mesditës, ku vende-vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër, ka mundësi edhe për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë 29°-32°, kurse ajo e ujit të detit 25°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1 ballë.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të ketë vranësira mbi rajonin Rilla-Rodope dhe vranësira shiu, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra - rreth 18°.Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..