Produktiviteti i “Uzinave inxhinierike të Vazovit” /Sopot/ – sipërmarrja më e madhe e kompleksit industrial ushtarak në Bullgari, është ulur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Këtë e kanë deklaruar përfaqësuesit e sindikatave në ndërmarrje para Ministrit të Ekonomisë nga qeveria e përkohshme, Nikolla Stojanov.
Takimi u kërkua nga sindikatat, të cilët paralajmëruan se ekziston rreziku që uzina të mos mund të përmbushë kontratat e saj, për të cilat tashmë janë marrë paradhënie. Sipas tyre, problemi qëndron në menaxhimin e dobët të ndërmarrjes.
Ministri siguroi se do të merren masa për të garantuar stabilitetin e ndërmarrjes. Sipas tij, duhet të kërkohen investime të reja për modernizim në mënyrë që ndërmarrja të fillojë të prodhojë produkte nga i ashtuquajturi “Standard i NATO-s”.Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..