Produktiviteti i “Uzinave inxhinierike të Vazovit” /Sopot/ – sipërmarrja më e madhe e kompleksit industrial ushtarak në Bullgari, është ulur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Këtë e kanë deklaruar përfaqësuesit e sindikatave në ndërmarrje para Ministrit të Ekonomisë nga qeveria e përkohshme, Nikolla Stojanov.
Takimi u kërkua nga sindikatat, të cilët paralajmëruan se ekziston rreziku që uzina të mos mund të përmbushë kontratat e saj, për të cilat tashmë janë marrë paradhënie. Sipas tyre, problemi qëndron në menaxhimin e dobët të ndërmarrjes.
Ministri siguroi se do të merren masa për të garantuar stabilitetin e ndërmarrjes. Sipas tij, duhet të kërkohen investime të reja për modernizim në mënyrë që ndërmarrja të fillojë të prodhojë produkte nga i ashtuquajturi “Standard i NATO-s”.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..