Këshilli i Ministrave ndau 800 000 leva /409 000 euro/ për vitin 2022 në kuadër të Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare. “Qytetarët bullgarë – me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit, si dhe bullgarët nga bashkësitë historike bullgare jashtë vendit, janë pjesë e pandashme e popullit bullgar”, thuhet në vendim.
Mbështetja e projekteve të organizatave të komuniteteve bullgare pritet të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e qytetarëve bullgarë jashtë vendit në jetën shtetërore dhe socio-politike në Bullgari, për të ruajtur hapësirën etno-kulturore bullgare dhe për të përhapur imazhin pozitiv të Bullgarisë në botë.Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..