Këshilli i Ministrave ndau 800 000 leva /409 000 euro/ për vitin 2022 në kuadër të Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare. “Qytetarët bullgarë – me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit, si dhe bullgarët nga bashkësitë historike bullgare jashtë vendit, janë pjesë e pandashme e popullit bullgar”, thuhet në vendim.
Mbështetja e projekteve të organizatave të komuniteteve bullgare pritet të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e qytetarëve bullgarë jashtë vendit në jetën shtetërore dhe socio-politike në Bullgari, për të ruajtur hapësirën etno-kulturore bullgare dhe për të përhapur imazhin pozitiv të Bullgarisë në botë.“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..