Këshilli i Ministrave ndau 800 000 leva /409 000 euro/ për vitin 2022 në kuadër të Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare. “Qytetarët bullgarë – me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit, si dhe bullgarët nga bashkësitë historike bullgare jashtë vendit, janë pjesë e pandashme e popullit bullgar”, thuhet në vendim.
Mbështetja e projekteve të organizatave të komuniteteve bullgare pritet të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e qytetarëve bullgarë jashtë vendit në jetën shtetërore dhe socio-politike në Bullgari, për të ruajtur hapësirën etno-kulturore bullgare dhe për të përhapur imazhin pozitiv të Bullgarisë në botë.Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit..