Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me 800 000 leva shteti mbështet komunitetet bullgare jashtë vendit

Foto: BGNES

Këshilli i Ministrave ndau 800 000 leva /409 000 euro/ për vitin 2022 në kuadër të Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare. “Qytetarët bullgarë – me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit, si dhe bullgarët nga bashkësitë historike bullgare jashtë vendit, janë pjesë e pandashme e popullit bullgar”, thuhet në vendim.

Mbështetja e projekteve të organizatave të komuniteteve bullgare pritet të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e qytetarëve bullgarë jashtë vendit në jetën shtetërore dhe socio-politike në Bullgari, për të ruajtur hapësirën etno-kulturore bullgare dhe për të përhapur imazhin pozitiv të Bullgarisë në botë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD