Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 gushtin

Na presin akoma ditë të ngrohta dhe me diell

Foto: ЕPA/BGNES

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Nesër do të mbajë mot me diell në vend. Pas mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por nuk do të ketë reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Moti do të jetë i nxehtë, me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje - rreth 34°.

Pas mesditës në bregdetin e Detit të Zi do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende, kryesisht në bregdetin verior, do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Para mesditës do të fryjë erë e lehtë nga veriu, ndërsa pas mesditës do të fryjë erë. Temperaturatmaksimale do të lëvizin nga 29 deri në 34 gradë. Temperatura e ujit të detit është 25°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore pas mesditës mbi pjesën lindore të malit Stara Pllanina dhe Stranxha do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 26°, në 2000 metra rreth 19°.

Më shumë nga rubrika

69 raportime për shkelje në ditën e zgjedhjeve deri më tani

23 janë seksionet në vend, ku për shkak të problemeve me makineritë është ndërruar votimi me fletëvotime prej letre, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me tre nga makineritë, votimi u pezullua pasi në ekranet e tyre u shfaqën fjalët "Ditari i..

botuar më 22-10-02 6.08.MD

Aktiviteti zgjedhor te ora 15:00 është 23.3 për qind

Deri në orën 15:00 , pjesëmarrja në votim arriti në 23.3 për qind , sipas të dhënave të agjencisë së sondazheve Gallup International Balkan. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është e lëvizshme dhe madje pak më e..

rinovuar më 22-10-02 5.36.MD

Votimi përfundoi në Australi dhe Zelandën e Re

Filluan të hapin seksionet në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Votimi përfundoi në Zelandën e Re dhe Australi. Por, rezultatet e rajonit do të shpallen pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, tha zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov.

botuar më 22-10-02 4.32.MD