Së paku në dy nga vendpushimet e mëdha bregdetare – “Sllënçev Brjag” dhe “Zllatni Pjasëci”, brenda 10 ditëve do të hapen pika të ndihmës emergjente, të cilat do të punojnë 24 orë gjatë muajve të verës, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Asen Mexhidiev. Kështu pritet që problemi me mungesën e ambulancave të mjaftueshme përgjatë Detit të Zi në vendpushimet tona të zgjidhet deri diku. Sipas Mexhidievit, në të gjithë bregun jugor të Detit të Zi ka vetëm 12 ambulanca.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor..