Sasi të garantuara të gazit janë të disponueshme deri në fund të shtatorit, tha në një konferencë zëvendëskryeministri për politikën ekonomike Hristo Aleksev, i cili kryeson Shtabin e Krizave të Energjisë, të krijuar nga qeveria e përkohshme.
Shtabi është përqendruar në përfundimin dhe vënien në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe në stabilizimin financiar të "Bulgargaz".
"Problemet që janë grumbulluar janë të shumta", theksoi Hristo Aleksiev. Sipas tij, lidhja e gazit me fqinjin tonë jugor është lënë pa mbikëqyrje nga administrata e mëparshme. “Janë grumbulluar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe dokumentacionin, kemi gjetur kaos të plotë dhe një menaxhim që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha gjithashtu se gazi duhet të sigurohet me çmime të përballueshme për bizneset dhe popullsinë. Sipas Hristo Aleksievit, për momentin nuk mund të ketë kompensim për shkak se nuk ka parlament funksional.Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..
"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë..