Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministri Hristo Aleksiev: Nuk ka gaz të siguruar për tetorin

Hristo Aleksiev
Foto: BGNES

Sasi të garantuara të gazit janë të disponueshme deri në fund të shtatorit, tha në një konferencë zëvendëskryeministri për politikën ekonomike Hristo Aleksev, i cili kryeson Shtabin e Krizave të Energjisë, të krijuar nga qeveria e përkohshme.

Shtabi është përqendruar në përfundimin dhe vënien në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe në stabilizimin financiar të "Bulgargaz".

"Problemet që janë grumbulluar janë të shumta", theksoi Hristo Aleksiev. Sipas tij, lidhja e gazit me fqinjin tonë jugor është lënë pa mbikëqyrje nga administrata e mëparshme. “Janë grumbulluar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe dokumentacionin, kemi gjetur kaos të plotë dhe një menaxhim që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha zëvendëskryeministri.

Ai tha gjithashtu se gazi duhet të sigurohet me çmime të përballueshme për bizneset dhe popullsinë. Sipas Hristo Aleksievit, për momentin nuk mund të ketë kompensim për shkak se nuk ka parlament funksional.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD