Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se angazhimi për dialog dhe arsye që çoi në marrëveshjen e fundit për të rifilluar furnizimet me grurë dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia, duhet të zbatohet edhe për "situatën kritike " me centralin më të madh bërthamor në Evropë “Zaporozhie” në Ukrainën Juglindore, ku luftimet e vazhdueshme në zonën e tij ngritën frikën për një katastrofë bërthamore, raportoi BTA. Takimi i organizatës botërore, kushtuar "promovimit të sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit", u thirr nga Kina, e cila e kryeson atë këtë muaj.
"Fati i njerëzimit është në duart tona sot," theksoi Guterres dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe të bëjnë një përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund tensionit në rritje dhe armatosjes bërthamore njëherë e përgjithmonë.
Duke kërkuar një rrugëdalje nga thellimi i konfliktit, presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi Ukrainën javën e kaluar, njoftoi se po përpiqet të organizojë një takim midis Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin. Sipas Erdogan, qëllimi i vendit të tij është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, Genadi Gatilov, tha se çdo bisedë mes Moskës dhe Kievit nuk do të çojë në një zgjidhje të konfliktit. Në një intervistë për Financial Times, ai gjithashtu tregoi se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski.
Nga ana e Ukrainës, Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski, i tha AFP-së se Kievi refuzon çdo kompromis dhe dëshiron që Rusia të largohet nga territoret ukrainase që ajo pushton. Sipas Podoljak, të gjithë skenarët e tjerë do të çonin vetëm në një pauzë të rrezikshme operacionale përpara një vale të re armiqësish.Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..